Bumçi-Mukolli, diskutojnë për diasporën shqiptare

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi zhvilloi një takim me ministrin e Diasporës së Kosovës, Ibrahim Mukolli. Në qëndër të bisedimeve dypalëshe ishte hartimi dhe zbatimi i politikave të përbashkëta për diasporën shqiptare, e cila krahasuar me numrin e popullsisë zë një përqindje të lartë.
Në fjalën e tij, ministri Bumçi vuri theksin edhe për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me rastin e 100-vjetori të shpallje së pavarësisë. Shqiptarët, të cilët jetojnë në diasporë kapin shifrën prej 2 milionë personash.
Diaspora shqiptare ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, sidomos në rastet ku komiteti shqiptarë ka pasur vërtetë nevojë.