SHBA paralajmëron palestinezët

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të ndërpresin ndihmën për Autoritetin Palestinez, nëse ky i fundit kërkon nga Kombet e Bashkuara ta njohin si shtet të pavarur.
Kryenegociatori palestinez, Saib Erekat, tha se konsulli i përgjithshëm amerikan në Jerusalem, Daniel Rubinshtajn, i ka tërhequr vërejtjen se “Uashingtoni do të marrë masa ndëshkuese nëse palestinezët i paraqesin OKB-së kërkesën e tyre në shtator”.
Duke cituar Rubinshtajnin, Erakat tha se SHBA mund t`iu ndalojë palestinezëve ndihmën vjetore në vlerë prej 470 milionë dollarësh. Konsullata amerikane nuk ka dashur t`i komentojë deklaratat.
Izraeli dhe SHBA-ja kundërshtojnë fuqishëm planin e palestinezëve, duke argumentuar se shteti palestinez mund të krijohet vetëm nëpërmjet bisedimeve me Izraelin.