Mallakastër, dy vatra zjarri në Velmish dhe Gjorgos

Dy vatra zjarri janë shfaqur në rrethin e Mallakastrës ditën e sotme. Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me pyje në fshatin Gjorgos, ndërsa në fshatin Velmish po digjen disa ullishte. Zjarrëfikset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Ndërkaq, ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njoftoi se, në bazë të marrëveshjes me Mbrojtjen Civile të Italisë dhe Turqisë, një avion tip Canadair italian dhe një avion Candair turk, po kryejnë operacione për shuarjen e zjarreve në territorin e vendit tonë.
Operacionet nga ajri do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, ndërkohë që situata e rënies së zjarreve është lehtësuar ditën e sotme kur janë aktivë vetëm 10 zjarre problematike.