E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ne parim projektligji per Gjykaten Administrative PS do propozoje amendamente te reja

Kryeministri Berisha vlerësoi nisjen e shqyrtimit të projekt-ligjit për Gjykatën Administrarive, duke uruar që PS të japë votën e saj pro pa hezitimin që pati për Kodin Penal, ndërsa në Bruksele priteshin lajme për rrugën tonë drejt BE-së.
Kryeministri tha se shpresonte që opozita ta shqyrtojë pozitivisht edhe kërkesën për kufizimin e imunitetit. Lideri i së djathtës Berisha, komentoi edhe deklaratat e Ramës mbi këtë krah të politikës, sipas tij i parçarë në tresh. Berisha tha se Rama po përpiqet të bëjë arkitektin e së djathtës pasi e ndriti të majtën, duke e çuar të nga disfata në duisfatë, ndaj dhe këto janë përpjekje që meritojnë vetëm një “No coment”.
Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi në parim projekt-ligjin për ngritjen e Gjykatës Administrative i cili është kthyer për rishqyrtim sipas marrëveshjes parlamentare te 14 nëntorit.
Drafti i dorëzuar nga qeveria në Kuvend në vjeshtën e 2008-ës, u shqyrtua për një kohë të gjatë me grupet e interesit dhe nën asistencën e Eurliusit, Sigmës dhe eksportvë më të mirë të fushës.
Me konsensusin e të dy palëve ai u bë gati të kalonte për miratim në seancën e fundit plenare të sesionit, që i paraprinte zgjedhjeve të 2009-ës, seancë në të cilën opozita braktisi sallën për qëllimë krejt tjetër politike.
Ndonëse konsensuale, drafti qëndroi politikisht i bllokuar në Kuvend, madje u dogj dhe fondi prej 16 milionë dollarësh i USAID për ngritjen e Gjykatës Administrative.
Në këtë fazë të re për një projekt-ligjin e vjetër socialistët kërkojnë amendim, dhe demokratët, siç është bërë e njohur janë pajtuar me këtë kërkesë.
Miratimi i tij është edhe pika e fundit e marrëveshjes së 14 nëntorit mes dy forcave kryesore politike, sa u takon ligjeve me shumicë të cilësuar. Ngritja e Gjykatës Administraive ëstë konsideruar e domosdoshme nga biznesi, pasi do të zgjidhë në një kohë shumë më të shkurtër mosmarrëveshjet e biznesit apo qytetarëve me shtetin në sallat e gjyqit. Ligji aktual parashikon ndër të tjera edhe shkrirjen e komisionit të shërbimit civil dhe emërimin e gjyqtarëve në përputhje me kriteret e përgjithshme të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›