Japonia nje vit nga katastrofa

Japonia shënon sot përvjetorin e parë të tërmetit dhe tsunamit shkatërrues që goditi bregdetin veri-lindor duke marrë jetën e mijëra personave. Tërmeti me magnitude prej 9 ballë shkaktoi dhe incidentin në bërthamore në Fukushima, ku si pasojë mijëra persona u evakuan. Ceremonia kryesore përkujtimore u mbajt në Teatrin Kombëtar të Tokio-s. Ai u ndoq nga Perandori Akihito, dhe kryeministrin, Yoshihiko Noda. Sirenat e alarmit u ndezën në të gjithë pjesën verilindore të vendit, në kohën kur goditi tërmeti, ndërsa këmbanat dhe lutjet kumbuan duke respektuar me një minutë heshtje mijëra viktima. Agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo raportoi se disa trena rreth Tokios u ndalen per të shënuar këtë moment. Tërmeti goditi Japoninë një vit më parë në mesditë, menjëherë më pas cunami shkatërroi c’gjeti përpara. Si pasojë e dy fatkeqësive më të mëdha natyrore të vendit më shumë se 15 800 persona humbën jetën dhe mbi 3 mijë të tjerë rezultojne ende të zhdukur. Centrali bërthaor në Fukushima pas dëmeve të renda të shkaktuara ende u kujton banorëve kërcënimin dhe frikën e një viti më parë. Si pasojë e rrezatimit zonat përrreth tij janë të pabanueshme. Kryeministri i vendit ka premtuar mbylljen e tij dhe rindërtimin e qyteteve të shkatërruara .