Bumçi: Nuk ka asnjë ultimatum

Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi ka reaguar sërish sot lidhur me deklaratat e kryesocialistit Rama se në takimin me Berishën në Strasburg, krerëve politikë shqiptarë i është dhënë ultimatum për të zgjidhur brenda dy javësh krizën politike. Deputeti Bumçi deklaroi se nuk është vënë asnjë ultimatum nga asnjë ndërkombëtar. "Nuk është dhënë asnjë ultimatum. Nuk ka ultimatum nga asnjë vend në Evropë", tha ai.
Sipas Bumçit institucionet demokratike nuk japin kurrë ultimatume dhe ka 1 vit që ultimatumet jepen vetëm nga Rama.