Vizat,Turdiu:Hiqen brenda vitit

Ministria e Jashtme, me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Turdiu, ka sqaruar sot kriteret e përmbushura nga Shqipëria për liberalizimin e vizave.
Gjatë konferencës për shtyp, Turdia ka përmendur me radhë katër blloqet kryesore, siguria e dokumenteve, kontrolli i kufijve dhe çështjet e migracionit, Rendi Publik dhe Siguria si dhe kushtet bazë të lëvizjes së lirë të njerëzve.
Në të gjithë kot hapa, sipas zyrtarit të lartë të Ministrisë së Jashtme, Shqipëria ka shënuar progres të kënaqshëm. Por, Shqipërisë i duhet të përmbushë edhe tre kritere të tjera brenda muajit qershor, në mënyrë që hapi final për vizat të merret në vjeshtë, sipas të gjitha gjasave në fillim të tetorit.
Këto tre kushte janë: Rekomandimi për Strategjinë për Riintegrimin e të Riatdhesuarve; Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e ligjit të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar; si dhe zbatimi efikas i ligjit të ri për konfiskimin e pasurive të personave të botës së krimit.
Për këto tre kushte, Turdiu u shpreh se ato do të plotësohen brenda muajit qershor dhe në korrik, sipas tij- pritet të vijë ekipi i ekspertëve për të verifikuar raportimet tona për plotësimin e këtyre tre nën-çështjeve të fundit.
Pas kësaj, sipas Turdiut, "Parlamenti Evropian do të përmbyllë procedurat e miratimit të propozimit diku nga fillimi i vjeshtës ndoshta nga muaji shtator. Më pas, e ka radhën Këshilli i Ministrave i cili duhet të miratojë përfundimisht propozimin e Komisionit Evropian brenda vjeshtës. Janë të gjitha kushtet që njëzet ditë pas miratimit përfundimtar në Këshillin ë Ministrave, të bëhet botimi në fletoren zyrtare të Bashkimit Evropian, vendim i cili hyn menjëherë në fuqi për shtetasit shqiptarë".
Në fund, ai tha se Ministria e Jashtme ka filluar një fushatë informimi për qytetarët shqiptarë për të qartësuar se çfarë do të thotë liberalizimi i vizave.