E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Programi i PS pa pergjigje per legalizimet shendetesine e taksimin

Opozita nuk ka pyetje për kryeministrin Rama sepse, sipas Aldo Bumçit nuk paraqiti program, por nje listë dëshirash që nuk di si t’i realizojë. Demokratët i kanë ndarë detyrat për seancën e debatit ku do të votëbesohet qeveria e majtë. Ekonomia do të zërë fokusin kryesor, ndërsa premtimet kryesore të socialistëve sipas Bumçit do të mbeten vetëm elektorale. 
Demokratët nuk kanë se për çfarë ta pyesin Edi Ramën.  Për premtimet e socialistëve ata nuk kanë gjetur asnjë përgjigje në  programin qeverisës të katër viteve të ardhshme.  Aldo Bumçi veçon tre prej tyre: legalizimet, shëndetësinë dhe taksimin progresiv. Ekonomia pritet të jetë fokusi i debatit maratonë. Deri tani opozita lexon tre deklarata të rrezikshme të kryeministrit në pritje të votëbesimit, ndërsa vetë janë krenarë që në kohën krizës ekonomike botërore pushtetin e dorëzuan pa recesion Braktisën sallen në seancën e paraqitjes së programit, por Bumçi thotë se bojkoti nuk do të jetë  politikë e opozitës. Rama abuzoi, sipas tij me avantazhin që i lejoi opozita, duke iu kthyer kësaj të fundit me sulm. Seancës së debatit të së shtunës demokratët do t’i paraprijnë me një mbledhje tjetër grupi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›