E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë, 3 të vdekur

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 3 personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kukës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Morinë, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktimat dyshohet të jenë shtetas kosovarë. Forca të shumta të policisë janë drejtuar në vendin e aksidentit, ndërsa po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›