Mesi mund te rinovoje kontraten me Barcelonen
Lionel Mesi ka mundësi të fitojë një kontratë të re me Barcelonën me një pagesë tepër të madhe.
Bëhet fjalë për 18 milionë euro në sezon dhe kjo do të jetë pagesa që ai do të marrë në dorë, duke përjashtuar pagesën e taksave.
Aktualisht, Mesi fiton 13.5 milionë euro në sezon, ndërsa Kristiano Ronaldo pret të ketë një kontratë të re tek Reali i Madridit me 16 ose 17 milionë euro në sezon.
Ndërkaq, ylli argjentinas ka mundësi të realizojë diçka vërtet të jashtëzakonshme që këtë sezon.
Ai mund të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll, ndërsa në përfundim të edicionit do të jetë 26 vjeç.
Mesi ka shënuar deri tani 220 gola në 248 ndeshje, ndërsa shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve është Telmo Zarra me 252.
Vetëm 32 gola e ndajnë numrin 10 të Barcelonës nga Zarra, ndërsa ai e ka zakon të shënojë mbi 40 gola çdo sezon.
Ndërkaq, Kristiano Ronaldo ka një rekord tjetër, deri tani, mesataren më të madhe të golave për ndeshje, me 147 gola në 138 takime, me mesatare 1.08 gol për ndeshje. Telmo Zarra e ka 0.91, ndërsa Mesi 0.89.