E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Rama ka diktuar vendimmarrjen në KRRT-në e bashkisë

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi vërejti dje se prej një kohe të gjatë, Edi Rama nuk mbledh KRrT-në e Tiranës me faktin e vetëm se ka humbur shumicën aty, atë shumicë që ai diktonte çdo vendim dhe çdo leje ndërtimi që lëshohej.
Në këtë drejtim, deputeti demokrat, Bumçi theksoi se me këtë akt Edi Rama është duke favorizuar ndërtimet pa leje dhe informalitetin në Tiranë. Bumçi vuri në dukje se, “kryebashkiaku nuk mund të miratojë më leje ndërtimi në konflikt të hapur interesi, pasi KRRT-ja që deri një vit më parë kontrollohej nga klani i tij, tani ka humbur ndjeshëm shumicën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama nuk mbledh më Këshillin Rregullues të Territorit të Bashkisë së Tiranës sepse ka humbur kontrollin e shumicës që kishte deri tani në këtë këshill. Ndryshe nga çfarë deklaroi Rama se nuk ka lidhje me lejet e ndërtimit, ky bllokim tregon shumë qartë se vendimmarrjet e deritanishme të KRRT kanë qenë të kontrolluara nga Kryetari i Bashkisë”, u shpreh deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.
Bumçi denoncoi gjithashtu edhe mos dorëzimin e planit rregullues të kryeqytetit, duke se Rama e la Tiranën pa plan që ta trajtonte atë si çifligun e tij, dhe me klanin e tij mafioz të lejeve dhe trojeve të kontrollonte industrinë e ndërtimit në kryeqytet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›