Bumçi: Rama të tregojë lidhjet dhe pasurinë që ka me Tan Leprin

Tiranë, 27 gusht, NOA Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi kërkoi sot që kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama të tregojë për pasuritë e tij dhe lidhjen me biznesmenin Dritan Avllaj, ose siç njihet ndryshe, Tan Lepri.
Bumçi bëri një seri pyetjesh publike për Ramën duke i sugjeruar që të përgjigje në konferencën e përjavshme që bënë me gazetarët. Duke besuar që nuk do fshihet më gjatë, e që sot z. Edvin Rama do jetë në takimin e përjavshëm me gazetarët, uroj që të gjejë kurajon e ti përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta, pa bërë lojëra fjalësh, pa kallëzuar përralla e pa iu marrë goja, tha Bumçi.
Ai kërkoi të dijë nga kreu i PSsë se prej sa kohësh e njeh z.Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepri? Sa është numri i lejeve të ndërtimit që përmes Tan Leprit i ke dhënë firmave të ndërtimit?Gjithashtu Bumçi është ka kërkuar sqarime dhe për pasurinë. Sa është rritur pasuria e këtij sekseri prej lejeve të lëshuara nga Bashkia? Në sa kontrata trojesh ndërtimi je pjesë në emër të Tan Leprit? Sa është sipërfaqja e apartamenteve që mban në emrin e sekserit të Bashkisë e Partisë së Leprit?, tha Bumçi.
Ndërkohë që në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët në Partinë Socialiste nuk ka qenë kreu i PS-së, por kryetari Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi.
a.k/NOA