E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Gati t'i përgjigjem akuzave të PS

Pas akuzave nga PS për lidhje të bashkëshortit dhe kunatit të saj në marrjen e koncensioneve për ndërtimin e HEC-ve ka reaguar vetë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk është i përfshirë në asnjë biznes në energjitikë ndërsa kunati i saj ka 15% aksione për ndërtimin e një HEC-i bashkë me 6 kompani të tjera.
"Bashkëshorti im Bamik Ajazi s'ka ndër mend të përfshihet në biznese në energjitikë. Kunati im Hektor Ajazi ka 15% të aksioneve për ndërtimin e një HEC-i", tha ajo.
Duke iu referuar deputetes së PS-së, Ermonela Felaj si "prokurore" Bregu theksoi se është gati t'i përgjigjet akuzave të saj dhe PS nese kunati i ministres ka përfituar në mënyrë të paligjshme në emrin e saj. Bregu nënvizoi se as Kushtetuta dhe as ligji nuk e pengon një biznesmen të investojë në energji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›