E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Kunati i ministres Bregu ka përfituar koncesione

Partia Socialiste përfshin në akuzat e saj për afera korruptive edhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, pas atyre ndaj ministrit Dritan Prifti dhe deputetes Albana Vokshi.
Deputetja socialiste Ermonela Felaj akuzoi ministren Bregu se ka lejuar që familjarë të ngushtë të bashkëshortit të saj Namik Ajazi të përfitojnë në mënyrë joligjore koncesione në fushën e energjisë.

Në formën e pyetjeve, deputetja Felaj i kërkoi ministres së Integrimit të përgjigjet publikisht nëse Hektor Ajazi, vëllai i bashkëshortit të saj, "ka përfituar koncesion për ndërtimin e një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh mbi kaskadën e ndonjë lumi në Shqipëri, koncesion i dhënë nga e njëjta qeveri, Ministre dhe zëdhënëse e së cilës ju jeni".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›