E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Sulmet ndaj Topallit, shprehje e agresivitetit të Ramës

“Sulmet ndaj zonjës Topalli janë thjesht shprehje e agresivitetit dhe brutalitetit ndaj grave të familjes së tij që nuk e ka” tha deputeti Bumci pas deklaratës së nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi. 

TIRANE- Menjëherë pas daljes së nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumci. Sipas tij sulmet ndaj kryetares së parlamentit janë shprehje e agresivitetit dhe brutalitetit të kreut të bashkisë.
“Sulmet ndaj zonjës Topalli janë thjesht shprehje e agresivitetit dhe brutalitetit ndaj grave të familjes së tij që nuk e ka” u shpreh Bumci.
Ndërkohë Bumci tha se nënkryetari i Bashkisë, me sharjet dhe fyerjet e tij nuk mund të mbulojë dot brutalitetin e shefit të tij.
“Sharësi i kryetarit të Bashkisë ka marrë një mision të vështirë, pasi me fyerjet dhe sharjet e tij dëshmon shkallën ekstreme të keqpërdorimit që i bën njeriu të cilit i shërben nga mëngjesi deri në darkë”  theksoi Bumci.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›