E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, prek linjën elektrike, vdes 12 vjecari

Prekja e pakujdesshme e një linje elektrike brenda ambienteve të shtëpisë i ka marrë jëtën një 12 vjecari nga fshti Mëlgush i Shkodrës. Fëmija është nisur menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë. 

SHKODER- Një 12-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me një linjë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mëlgush të komunës së Bushatit. 12 vjecari me iniciale D.SH është nisur menjëherë drejt spitalit të Shkodrës , por nuk ka mundur të mbijetojë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por shkaku mendohet të këtë qënë pakujdesia.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›