E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Po dalin afera skandaloze, politika e vjetër të heshtë

“Të paktën sot politika e vjetër duhet të heshtë sepse aferat e familjes kryeministrore kanë marrë një përmase të re skandaloze” kështu deklaroi Shalsi, pas akuzave të kryetares së parlamentit kundër kreut të Bashkisë.BUMCI 

TIRANE- “Mjerë kush nuk di se cfarë flet dhe mjerë ai që nuk ka mend aq sa të heshtë” kështu i është drejtuar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës , akuzave të kryeparlamentares Jozefina Topalli kundër Edi Ramës.
Përmes një deklarate për mediat, Shalsi i ka konsideruar akuzat e Topallit si këngë vulgare të qeverisë.
“Të paktën sot kur kanë dalë në dritë të pazaret e vajzës së kryeministrit me sekserin serb të të atit, në lidhje me grabitjen e pronave të fshatrave hallexhinj të Durrësit, Jozefina duhet të ndalonte shiritin e këngës së saj vulgare” u shpreh Shalsi. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›