Bumçi: Vëmendje promovimi i zonave turistike
Promovimi i zonave turistike do të jetë një prej pikave që do ti kushtohet më tepër vëmendje në strategjinë e re të turizmit 2013-2020.
Në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka deklaruar se nëse do të jetë e nevojshme do të kalohen edhe fonde të infrastrukturës për të realizuar promovimin.
Vendorët gjithashtu kanë ngritur problem që kanë të bëjnë me zhvillimin e zonave turistike.
Në strategjinë e re vëmendje i kushtohet edhe zhvillimit të turizmit bregdetar atij malor dhe shëndetësor.