E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, makina përplas kalimtarin

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në kryeqytet. Ngjarja është shënuar mesditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet i cili udhëtonte në këtë aks rrugor ka përplasur një kalimtar që kalonte rrugës. Ndërkaq i lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit si dhe shkaqet e tij, nëse ka qenë gabim i kalimtarit apo i drejtuesit të mjetit, ku nuk përjashtohet fakti i mosrespektimit të sinjalistikës rrugore të njërës prej palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›