E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut

Shqipëria është përzgjedhur si vend pushimi në rrugët antike që të çojnë në tokën e shenjtë përshkak të pasurisë së madhe shpirtërore dhe harmonisë tonë fetare. Këtë e bëri të ditur ministri i kulturës Aldo Bumçi në takimin që pati nw Vatikan me Caesar Aturire, shef i entit turistik të Vatikanit, Opera Roma Pelegrinazhi, e cila ështwë organizata më e madhe e udhëtimeve turistike me karakter kulturor dhe fetar, e cila i shërben rreth 900 mijë turistëve. Bumçi gjithashtu bëri të ditur se ka kërkuar që Meshari i Gjon Buzukut që ndodhet në biblotekën e Vatikanit të vijë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi ndodhet në një vizitë në shtetin e Vatikanit me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së mardhënieve ndërmjet këtij vendi dhe Shqipërisë. ministri Bumçi mori pjesë në meshën e zhvilluar me këtë rast, drejtuar nga dekani i kardinalëve Sodano, një nga figurat më të larat të selisë së shenjtë.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›