Shtyhet gara mes Azerbaixhanit dhe Sllovenisë

Gara në mes të Azerbaixhanit dhe Sllovenisë për një vend me mandate dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është shtyrë për javën e ardhshme.
Në nëntë raunde votimesh të premten, as Azerbaixhani dhe as Sllovenia nuk arritën të mblidhnin dy të tretat e votave, të cilat ju duhen për të fituar një vend në Këshillin e Sigurimit.
Votimi që u zhvillua në nëntë raundeve ishte 113 vota për Azerbaixhanin dhe 77 për Slloveninë. Por, votimi do të vazhdojë të hënën.
Më herët , Pakistani, Maroko, Guatemala dhe Togo ishin përzgjedhur për nga me mandat dy vjeçar në këtë Këshill, që do të fillojë në vitin 2012 për të përfunduar në fund të 2013-ës.