BumciInspektim dhe reforme ligjore per muzete e galerite
Ministri i Kulturës dhe Turizmit Aldo Bumçi në deklaratën e parë të tij për media, pas zhdukjes së pikturave në Korçë ka kërkuar inspektim të gjerë dhe reformë ligjore për t’i dhënë të gjithë autoritetin ligjor për të vënë penalitete, deri në mbylljen e muzeve lokale nëse nuk përmbushen kushtet e sigurisë për mirëmbajtjen e fondit që ata kanë.
“Inspektim i përgjithshëm i muzeve dhe një reformë ligjore për të na dhënë instrumentat, nëse pushteti vendor nuk reagon, ne do marrim në mbrojtje fondin përkatës”- theksoi Bumçi, i cili u bëri apel vendorëve që të mirëmbajnë veprat e artit.
Në të gjithë vendin janë 50 galeri dhe muze që administrohen nga qeverisja vendore.