E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket franceze Vdekja e Ali Podrimjes per shkaqe natyrale

Ai nuk është rrëzuar, nuk ka asnjë lëndim në trup. Është fjala për një vdekje natyrale. Vendi ku është gjetur është një vend i hapur. Nga aty ka parë qytetin. Aty ku ka qenë i shtrirë e ka parë edhe konsulli ynë”. Ky ka qenë konstatimi i autoriteteve franceze për rrethanat e vdekjes së poetit Ali Podrimja, bërë i ditur sot në portalin KosovaTimes prej ambasadorit të Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi. Një nga dyshimet e tjera është se poeti vdiq prej dehidratimit.
“Një raport më i plotë do të jetë i gatshëm pas 15 ditësh, ku përfshihen një analizë më e hollësishme nga ana e ekipeve të mjekësisë ligjore."
Podrimja të varroset në Prishtinë, një ditë pasi që trupi i tij të vijë nga qyteti Lodève i Francës ka deklaruar më herët djali tjetër, Dren Podrimja, i cili jeton në Prishtinë. Ai ka thënë se të atin po planifikojnë ta varrosin në varrezat e kryeqytetit, një ditë pasi që trupi i pajetë i tij të ketë mbërritur.
Podrimja ishte gjendur i vdekur në një pyll në anën perëndimore të qyteti të vogël e të qetë francez, Lodeve. Atje Podrimja kishte shkuar për të marrë pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée” (Zërat e Mesdheut).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›