Dedja: Të përsërisim ndeshjen e ShkodrësMesfushori gjirokastrit Neritan Novi, i cili është edhe ndihmësi i Dedjes në pankinën e Bylisit, dihet që Tirana është ekipi më i mirë në Shqipëri, por për ballshiotëtkjo nuk është e rëndësishme, pasi ata

Ditën e premte, ekipi i Bylisit ka zhvilluar një seancë stërvitore prej 90 minutash, ku numri 1 i pankinës mallakastriote Hysen Dedja dhe ndihmësi i tij Neritan Novi, i cili bën pjesë edhe në listën e futbollistëve të këtij ekipi, drejtuan një seancë disi të lodhshme, pasi ishte e bazuar në veprime taktike. Gjatë të gjithë kohës, pjestarët e tjerë të ekipit treguan një vëmendje dhe seriozitet të lartë, për rolet e tyre në fushën e stërvitjes. Për pregatitjen e kontigjentit që ka në dispozicion, trajnieri është shprehur për sfidat që e presin skuadrën, si dhe për ato që ka kaluar së fundi. “Treguam vlerat tona të vërteta në qytetin e Shkodrës, ku djemtë të cilët unë drejtoj dhanë maksimumin e tyre dhe për këtë ata morën shpërblimin, të paktën kështu e quaj unë atë rezultat pozitiv, që po ndikon në rritjen e moralit në skuadër, gjë që është demostruar gjatë të gjithë javës. Tashmë – vazhdon komentin e tij trajneri Dedja – duhet të vazhdojmë në të njëjtën linjë, pavarësisht se do të jemi në fushë pa lojtarin e dymbëdhjetë, i cili ka qenë gjithnjë mbështetësi ynë kryesor në çdo ndeshje. Tiranën e vlerësoj shumë, kjo për shkak të pozicionit ku ajo ndodhet në tabelën e klasifikimit, por edhe se është një skuadër me traditë shumëvjeçare. Kam të gjithë djemtë të gatshëm për këtë sfidë, pra nuk ka asnjë mungesë”, ka përfunduar tekniku shkodran i ekipit të Bylisit.
Novi sheh një Bylis ndryshe
Sipas mesfushorit gjirokastrit Neritan Novi, i cili është edhe ndihmësi i Dedjes në pankinën e Bylisit, dihet që Tirana është ekipi më i mirë në Shqipëri, por për ballshiotëtkjo nuk është e rëndësishme, pasi ata i vlerësojmë njëlloj të gjitha ekipet e vendit. “Në qoftë se ndaj Tiranës do të luajmë ashtu si në”Loro Boriçi” dhe do të zbatojmë me përpikmëri detyrat e dhëna nga trajnieri jam i binduar, se nuk do të dalim nga fusha pa një rezultat pozitiv. Këtu unë përfshij edhe barazimin, i cili flet shumë për ne. Në prag të kësaj ndeshje, ne jemi ndëshkuar rëndë moralisht, sepse nuk do të kemi përkrah tifozerinë e zjarrtë mallakastriote, por ne do të bëjmë të pamundurën, që askush të mos zhgënjehe, pasi i garantojmë të gjithë që do të japim maksimumin. Stërvitja e kësaj jave ka qenë e plotë, si nga ana fizike dhe ajo taktike, ku unë vlerësoj djemtë për moralin e lartë, pas ndeshjes së fundit të zhvilluar në Shkodër, ku morëm edhe një pikë mjaft të vlefshme, të cilës iu bashkangjitë edhe në premio nga presidenti Besnik Kapllanaj. Neve na është premtuar një premio tjetër, në qoftë se ne do të arrijmë në një tjetër rezultat maksimal dhe këtë unë shpresoj që të gjithë së bashku ta arrijmë. Unë kërkoj mbi të gjitha një arbitrim korrekt, i cili rrallë herë na është shfaqur këtu në Ballsh dhe kjo gjë ka ndikuar së tepërmi në ecurinë tonë”, përfundon Neritan Novi, i cili ka qenë pjesë e formacionit në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj ekipit të Vllaznisë.
Erjon Hamitaj
E Shtune, 14 Mars 2009