Buna e Drini ne dore te hollandezeve te premten eksperte ne Shkoder

Situata e ditëve të fundit në vend, dhe menaxhimi i ujërave kanë qenë në fokus të takimit të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu me ekspertë hollandezë. Gjatë takimit ministri tha se strategjia e menaxhimit është diskutuar në parim dhe teknikisht për të vijuar më pas me projektin.
"Ne bëmë një diskutim të përgjithshëm tani kemi një diskutim teknik me ta. Nesër do të kemi një shikim në terren të të gjithë situatës, të problemeve që kemi të bëjmë me emergjencën, të zgjidhjeve afatmesme, dhe të zgjidhjeve prespektive. I përcollëm gjithashtu dhe elementët e bashkëpunimit me Malin e Zi, që të jenë në njohje të kësaj problematike dhe të mendimit të grupit teknik që ka propozuar tashmë një Memo pranë kryeministrit Berisha, por edhe pranë zv.kryeministrit Meta si kryetar i komitetit ndërministror të emergjencave, se kush duhet të jenë ndërhyrjet konkrete për emergjencën e tanishme, pastaj në periudhën afatmesme studimet që duhet të jenë dhe zgjidhjen afatgjatë për evitimin e situatave", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit.
Një pjesë e mirë e territorit të Hollandës është nën nivelin e detit, dhe ekspertët e mbërritur në Tiranë kanë eksperiencën e duhur për hartimin e strategjisë së menaxhimit të ujërave.
Guina Hoxha