I ftohti mberthen Shqiperine. Zbardhet Tirana
I ftohti vazhdon të mbajë të mbërthyer vendin. Pjesa më e madhe e territorit edhe sot është përfshirë nga rreshje borë, ngrica e temperatura të ulta. Si pasojë është vështirësuar qarkullimi I automjeteve në shumë rrugë nacionale, ndërsa problemet më të shumta janë shfaqur në zonat veriore dhe juglindore.
Si pasojë e rreshjeve të dendura të borës janë bllokuar komunat Bushtricë, Zapod, Golaj, Gjinaj në Kukës; Margegaj, Lekbibaj në Tropojë, ndërsa qarkullohet me tepër vështirësi në akset Kukës-Krumë dhe Kukës-Shishtavec. Në Dibër problematike shfaqet Qafa e Ulzës, Qafa e Buallit, ndërsa janë izoluar komunat Trebishtë, Martanesh e Macukulli.
Në Korcë temperaturat sot kanë shënuar -12 Gradë Celsius dhe qarkullimi në të gjitha akset në zonë bëhet me zinxhira. Ne këtë zonë të vendit janë bllokuar komunat, Mokër dhe Mogliocë. Vështirësi në qarkullim ka edhe në qafën e Llogarasë në Vlorë dhe atë të Krrabës në Elbasan.
Ndërkaq, sic ndodh rrallë, kryeqyteti është zbardhur nga rreshjet e borës të cilat kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe vazhdon ende të bjerë. Bora ka shtruar edhe në qytetet bregdetare të Vlorës, Durrësit dhe Sarandës. Azhornuar së fundi ( e premte , 17 dhjetor 2010 )