E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres 48 familje pa drita

Dy pallatet e te pastreheve ne Shkozet te Durresit ende nuk kane energji elektrike. Megjithse 48 familjet që perfituan shtepi me kosto te ulet nga keshilli bashkiak kane filluar të banojnë ne keto shtepi qe ne muajin prill, akoma ato nuk furnizohen me uje te pijshem dhe energji elektrike.

Ne nje kohe kur temperaturat jane ulur ndjeshem dhe rreshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qytetin e durrësit jeta e ketyre banoreve eshte veshtiresuar.

Burokracite e tejskajshme te dy institucioneve, Entit te Banesave dhe kompanise CEZ Shpendarje, kane bere qe banoret e dy pallateve te kalojne pa energji elektrike dhe pa ngrohje kete dimer te ftohte.

Asnje shprese nuk duket se do te kete se afërmi per 48 familjet ne fjale, pasi qe te dyja institucionet e mesiperme ia hedhin fajin njera-tjetres.

Aleks Kalemasi                      

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›