Bundesliga Bajern Mynih nuk ndalet

Bajerni i Mynihut vijon serinë e fitoreve në Bundesligën gjermane.
Këtë radhë skuadra bavareze mundi rivalët e Bajer Leverkusen me rezultatin e pastër 3-0. Të besuarit e Jup Hejnkes e siguruan fitoren që në pjesën e parë, të cilën e fituan me rezultatin 2-0.
Myler shënoi golin e parë për Bajernin e Mynihut që në minutën e 5 të takimit. Kaluan vetëm pak çaste dhe bavarezët shënuan më vonë dhe këtë radhë me Van Bujten që ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi.
Në pjesën e dytë, Bajerni në pjesën më të madhe të kohës administroi avantazhin e krijuar, por në minutat shtesë të takimit Roben vulosi përfundimisht fitoren duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij.
Borusia Dortmund rigjen suksesin në kampionat pas dy humbjeve radhazi. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop mundi Mainzin në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-1. Ishte skuadra vendase që kaloi e para në avantazh me anë të Myler në minutën e 33 të pjesës së parë. Por, Borusia arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë.
Perisic ishte ai që shënoi golin e barazimit për Borusian, ndërkohë që Pizçek i dha fitoren skuadrës së tij.
Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Shalke 04 mundi Frajburgun 4-2, Volfsburgu fitoi me Kaizerslautern 1-0, Mynshengladbah mposhti Nurenbergun 1-0, ndërsa sfida mes Augsburg dhe Hanovërit përfundoi me barazimin 0-0.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Liga BBVA, Real dhe Barça kthehen në identitet
Reali i Madridit gjen fitoren dhe golat në Ligën BBVA. Seria A, fitore për Inter e Milan
Milanit i rikthehet buzëqeshja në Serinë A. Skuadra kampione e Italisë më në fund arriti të marrë 3 pikët e para në kampionat duke mundur Cezenën në San Siro me rezultatin e ngushtë 1-0. Superliga, Skënderbeu regjistron fitoren e parë
Skënderbeu regjistron më në fund fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore. I vuri zjarrin shtëpisë, Breno rrezikon burgun
Mbrojtësi brazilian i Bajernit të Mynihut, Breno është arrestuar me akuzën e zjarrvënies. Italia, 150 ndeshje futbolli në hetim
Nuk kanë fund zërat dhe hijet e dyshimeve mbi ndeshjet e trukuara. Prokuroria e Napolit ka filluar hetimin për 150 ndeshje të futbollit italian, një pjesë e tyre janë ndeshje të Serisë A.
Lajmet kryesore
Videoja e tretë e Dritan Priftit
Prokuroria hap hetimet: Pazare për skrapin
Nëndetëset përfundojnë në Elbasan
Biznesi: Amnistia dështoi
Berisha flet në OKB
Zemra, sëmundja e mirëqënies