Superliga Skenderbeu regjistron fitoren e pare

Skënderbeu regjistron më në fund fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore.
Skuadra kampione e Shqipërisë mundi në ndeshjen e javës së tretë Shkumbinin me rezultatin 3-1. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro arriti të vendosë në favor të saj këtë ndeshje që në pjesën e parë, të cilën e mbylli me rezultatin 2-0. Në minutën e 16 Kërçiku shënoi golin e parë për Skënderbeun, ndërkohë që 2 minuta më vonë Bratiç dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë Dervishi me anë të një 11-metërshi rihapi llogaritë duke shkurtuar diferencën, por Skënderbëu vulosi fitoren me Bledi Shkëmbin që shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar nga gjyqtari në minutat shtesë të takimit. Nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndeshja mes Apolonisë dhe Laçit e zhvilluar në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ të Fierit. Laçjanët kaluan të parët në avantazh me anë të Emerllahut në minutën e 11 të kësaj pjese, por fierakët reaguan shumë shpejt dhe arritën të gjenin golin e barazimit me Renaldo Ramën. Me këtë rezultat Apolonia ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Laçi shkon në 2 pikë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Liga BBVA, Real dhe Barça kthehen në identitet
Reali i Madridit gjen fitoren dhe golat në Ligën BBVA. Bundesliga, Bajern Mynih nuk ndalet
Bajerni i Mynihut vijon serinë e fitoreve në Bundesligën gjermane. Seria A, fitore për Inter e Milan
Milanit i rikthehet buzëqeshja në Serinë A. Skuadra kampione e Italisë më në fund arriti të marrë 3 pikët e para në kampionat duke mundur Cezenën në San Siro me rezultatin e ngushtë 1-0. I vuri zjarrin shtëpisë, Breno rrezikon burgun
Mbrojtësi brazilian i Bajernit të Mynihut, Breno është arrestuar me akuzën e zjarrvënies. Italia, 150 ndeshje futbolli në hetim
Nuk kanë fund zërat dhe hijet e dyshimeve mbi ndeshjet e trukuara. Prokuroria e Napolit ka filluar hetimin për 150 ndeshje të futbollit italian, një pjesë e tyre janë ndeshje të Serisë A.
Lajmet kryesore
Videoja e tretë e Dritan Priftit
Prokuroria hap hetimet: Pazare për skrapin
Nëndetëset përfundojnë në Elbasan
Biznesi: Amnistia dështoi
Berisha flet në OKB
Zemra, sëmundja e mirëqënies