E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shkruan biografinë

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 14:51

Aktori dhe më pas politikani, Arnold Schwarzenegger do të shkruajë kujtimet e tij. Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia e tij botuese në New York.

“Historia e Vërtetë dhe e Pabesueshme e Jetës sime” do të ofrojë më shumë se një portret të personazhit të njohur, ka deklaruar shtëpia botuese “Simon & Schuster”.

“Me të vërtetë, Arnold është një nga figurat më interesante të kohës sonë dhe një nga historitë më të mëdha të suksesit në botë”, ka deklaruar botuesi Jonathan Karp.

Mësohet se Schwarzy ka nisur të bisedojë me shkrimtarin që do të trajtojë biografinë e tij më herët gjatë vitit.

Biografia do të flasë për vendlindjen e aktorit, Austria, angazhimin në body-building, suksesin në filmat “Terminator”, “Predator”, “True Lies”, “Eraser”, etj, dhe për depërtimin e tij në politikë në vitin 2003.

“Askush nuk ka një histori të tillë. Të ngjitesh nga një emigrant i varfër në një atlet të klasit të lartë, në yll kinematografie dhe më pas në guvernator i Kalifornisë është një udhëtim i pabesueshëm”, ka deklaruar Karp.

Ende nuk dihet nëse në libër do të flitet për divorcin e tij me bashkëshorten Maria Shriver. Aktori u divorcua pas një martese 25-vjecare në muajin maj, pasi Shriver zbuloi ekzistencën e një marrëdhënieje jashtëmartesore, nga e cila Arnold ka dhe një djalë. (TCH)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›