Anorthosis, pranga presidentit te klubit

Kompani debitore, qarkullim dokumentash te falsifikuara dhe fshehje provash ne tentative. Keto jane akuzat ndaj presidentit te klubit qipriot te futbollit Anorthosis Famagosta, Andreas Panteli, i cili u arrestua mbremjen e se premtes.
I denoncuar nga pjestaret e tjere te keshillit administrativ, presidenti Panteli eshte shprehur i tronditur dhe i befasuar per kete arrestim, por akuza ndaj tij eshte se ka terhequr rreth 900 mije euro nga arka e klubit.
Skuadra e Anorthosit, qe eshte surpriza me e madhe e Liges se Kampioneve te ketij sezoni, aktualisht klasifikohet ne vendin e trete te grupit B, ku luan se bashku me Interin, Panathinaikos dhe Verder Bremen, duke patur madje shanse te medha per kualifikim.
Skuadra qipriote do te luaje per kualifikimin e metejshem ndaj Panathinaikosit me 9 dhjetor, qe eshte edhe ndeshja e fundit ne grupe. Nese do te qendrojne ne vendin e trete ato do te kalojne ne fazen finale te Kupes UEFA.