E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga, Hofenheim kryeson i vetem

Hofenheimi ka marre kryesimin e Bundesliges pasi arriti nje fitore te rendesishme 3-1 ne fushen e Kelnit. Dy gola per miqte i shenoi i zakonshmi Ibisevic, nderrsa te tretin e realizoi nigeriani Ba.

Skuadra e ardhur nga divizioni i dyte eshte shkeputur me 3 pike nga Bayer Leverkusen qe humbi 2-1 me Arminia Bielefeldin e vendit te fundit. Nderkohe, Bajern Mynih ka shkaterruar 4-1 Kotbus-in, ku autori i vetem i golit te miqve ishte Ervin Skela, nderkohe qe per vendasit shenuan Ribery, Demichelis, Klose dhe Toni.

Fitore te rendesishme ka arritur edhe Herta e Berlinit 3-2 ne fushen e Bokumit, ndersa Volfsburg shkaterroi 4-1 Shtutgartin. Shalke ka bere detyren pasi fitoi 3-1 me Mynshengladbah, ndersa Frankfurt u rikthye tek fitorja duke mundur 4-0 Hanoverin e Lales.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›