E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bundesliga: Leverkusen nuk gabon dhe fluturon në vend të dytë

Skuadra e vetme që përfitoi në fund pas atij barazimi të arritur në sfidën mes Bayern dhe Leipzig në Budesligë ishte Leverkusen, që triumfoi në shtëpinë e Schalke me një rezultat 3-0. Formacioni i drejtuar nga Peter Bosz u udhehoq nga autogoli i Thiaw në minutën e 10-të e më pas nga golat e Baumgartlinger 67’ dhe Schick 78’, duke fluturuar në vendin e dytë në Budesligë. Schalke kishte një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 72-të, teksa Skrzybski  ka gabuar nga pika e 11-metërshit. Moment shumë i vështirë për vendasit, që vazhdojnë të notojnë në fundin e tabelës së klasifikimit me tri pikë në 10 ndeshje të luajtura.

Një tjetër sfidë e ditës së sotme në Bundesligë ishte ajo mes Werder dhe Stuttgart, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 2-1. Dopieta e Wamangituka ishte e mjaftueshme për miqtë për të marrë tri pikët në këtë sfidë. Për vendasit shënoi Selke në minutat shtesë.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›