E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bundesliga: Werder ndal Bayern-in, fiton Leverkusen, Schalke

Në pasditen e Budesligës, është ndalur Bayern, që në Allianz Arena nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Werder Bremen. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Eggestein në fundin e pjesës së parë. Coman ka vendosur barazpeshën në minutën e 62-të, 1-1 që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Leverkusen ka triumfuar 2-1 në fushën e Bielefeld. Bailey kaloi miqtë në avantazh në minutën e 27-të, ndërsa autogoli i Hradecky vendosi barazpeshën 1-1.Pesë minuta para fundit të takimit, Dragovic ka shënuar golin e fitores për Leverkusen.

Barazim 3-3 në sfidën mes Hoffenheim dhe Stuttgart. Baumgartner 16’ kaloi vendasit në avantazh, i cili zgjati vetëm dy minuta pasi Stuttgart arriti të përmbysë me Gonzalez 18’ dhe Fundu 27’. Në pjesën e dytë, vendasit kanë arritur të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës, duke rikthyer avantazhin me Sessegnon 48’ dhe Kramaric 71’. Por në shtesë, Kempf ka shënuar golin e barazimit, 3-3.

Përsëri ko për Schalke, e cila është mundur në shtëpi nga Wolfsburg me rezultatin 2-0. Weghorst 3’ dhe Schlager, janë autorët e golave. Barazim 1-1 në sfidën mes M’Gladbach dhe Augsburg. Golit të Neuhaus 5’ i është përgjigjur Caligiuri 88’.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›