Bundesliga, e domosdoshme për Bayernin

Bayerni nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm pas triumfit të dyfishtë më 2010 dhe Gomez ka insistuar se ekipi duhet të jetë maksimalisht i përqendruar të shijojë sukses gjatë këtij edicioni.
“Gjëja më e rëndësishme është të vazhdojmë serinë pozitive gjatë muajve të fundit të këtij viti dhe të mos bëjmë gabime”, deklaroi Gomez për uebfaqen zyrtare të Bayernit.
“Nuk kemi fituar asgjë për dy sezone dhe duhet doemos të fitojmë ligën. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të mbetemi në të. Në pozitë të njëjtë kemi qenë edhe vitin e kaluar por më pas rrëshqitëm. Kjo nuk guxon të na ndodh edhe këtë stinor”, përfundoi reprezentuesi gjerman. Bayerni kryeson në tabelë në Bundesligë me nëntë pikë epërsi ndaj përcjellësit të parë, kampionit në fuqi, Borussia Dortmund.