Juve e “shkarkoi” Rizzolin, e “blen” Milani!

Në rrjetet sociale italiane kanë qarkulluar shumë zëra e shaka lidhur me gjyqtarin Italian Nicola Rizzoli. Gjyqtari Italian gaboi dje në derbin Milan-Juventus duke dhënë një penallti të dyshimtë për Milanin.
Në “Facebook” është dhënë lajmi se Juventusi e ka shkarkuar Rizzolin ndërsa thuhet se atë e ka blerë Milani.
Madje po qarkullon edhe foto ku Rizzoli është i veshur me fanelë të Milanit. Rizzoli njihej nga skuadrat kundërshtare si “gjyqtari i Juventusit”./Indeksonline/