Veseli: Paraburgimi i luftëtarëve të lirisë lëndon ndjenjat e popullit

"Aq më të rëndë këtë veprim e bën shëmtia e veprimit pa konsulencë me autoritetet shtetërore të vendit tonë, që në vend të bashkëpunimit dhe koordinimit të mirëfilltë përçon mesazhe të mungesës së besimit dhe frymë konfrontimi. Kjo nuk e besoj se i shërben as Bashkimit Evropian, që në Kosovë po investon aq shumë në instalimin e klimës së demokracisë dhe institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe të drejtave të
individëve", tha Veseli për Express.
"Në të njëjtën kohë, një veprim i tillë ndaj figurave çlirimtare, mu në vigjilie te ndjeshmërisë emocionale të shqiptareve për festen e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, është veprim që përpos nënvlerësimit demonstrues ndaj kësaj feste dhe ndjenjave të shqiptarëve, si i tille nuk përçon asgjë të mirë, edhe nëse ky veprim nuk ka pasur qëllim të tillë mesazhi. Për më tepër arrestimi i njeriut që do të shpallej qytetar nderi i vendit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe arrestimi i tij nuk do koment. Veprimi i fundit ka lënë paqartësi dhe mosbesim mes nesh, që nuk duhet të ndodhë dhe që duhet të riparohet me lirimin e tyre. Kosova ka nevojë për ndihmë dhe partneritet me BE dhe EULEX'in, por është urgjente instalimi i logjikës institucionale të respektit të ndërsjellë politik dhe institucional", theksoi Veseli.