Bundesliga java e 28-të, Bayern përgatit për të festuar titullin kampion
Bundesliga Gjermane ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës së 28-të ku Hoffenheim ka marrë një fitore të pastër në shtëpi 3-0 ndaj skuadrës së Fortuna Dyseldorf. Kampionati gjerman do të vijojë sot dhe nesër me të tjera emocione.
Sot pritet që të jetë dita e Bajern Mynih. Bavarezët pas fitores në Champions ndaj Juventusit sot pritet që të festojnë fitimin e titullit kampion. Ndryshe nga java e kaluar ku titulli varej nga humbja e Borusia Dortmund këtë fundjavë nëse të besuarit e Jup Heinkes fitojnë ata janë automatikisht kampionët e këtij edicioni në Bundesligën gjermane.
Për të realizuar këtë objektiv Bavarezët do të përballen sot në transfertë me skuadrën e Etrkat Frankfurt. Tekniku Heinkes pritet që në këtë takim të hedhë në fushë formacionin e dytë ndësa stafi i skuadrës ka përgatitur që tani festën e tutullit kampion ku nuk do të mungojë birra simboli që nuk i mungon asnjëherë qytetit të Bavarisë. Përveç kësaj sfide Bundesliga pritet të dhurojë gola dhe emocione të shumta edhe në përballjet e tjera të cilat janë të vlefshme për një vend në kupat e Europës apo për të siguruar mbijetesën.
Kështu në Bundesligën gjermane sot do të kemi këto përballje:
Bayer Leverkusen – Volfsburg
Borusia Dortmund – Augsburg
Eintrakt Frankfurt – Bajern Mynih
Mynshengladbah – Greuther Furth
Verder Bremen – Shalke 04, Hamburg – Freiburg
Ndërsa nesër do të mbyllin javën e 28-të të mundesliges dy takimet e fundit: Nurenberg – Mainz dhe Hanover – Shtutgart