E Diel, 1 Nëntor 2026

Primera Divizion java e 30-të

Primera divizion ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës së 30-të ku Granada është mundur në shtëpi nga Real Betis me rezultatin 1-5. Kampionati spanjoll vijon sot me të tjera takime interesante ku vëmendjen kryesore e tërheqin dy bigët e këtij kampionati Real Madid dhe Barcelona. Kryeqytetasit pas fitores bindëse në Chempions kundër Gallatasarait kërkojnë një tjetër sukses në kampionat për të vazhduar serinë e rezultave pozitive.

Në Bernabeu madrilenët janë treguar një skuadër e pamposhtur ndërsa ndaj Levantes do të kërkojnë suksesin e radhës për të vijuar mbajtjen e vendit të dytë në renditje. Nga ana tjetër kryesuesit e Kampionatit Barcelona do të presë në shtëpi ekipin e Majorkës. Katalanasit do të kërkojnë fitoren e radhës për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion edhe pse në dispozicion nuk do të kenë yllin e kësaj skuadre, Lionel Mesi që u dëmtua ndaj PSG në ndeshjen e vlefshme për Champions Ligë. Përveç mungesës së numrit 10 katalanasit do të ndjejnë më shumë në këtë takim mungesat që kjo skuadër do të ketë në repartin e mbrojtjes.

Me gjithë këto mungesa fitorja e Barcelonës nuk shihet edhe aq shumë e lehtë. Në Primera divizion këtë fundjavë do të luhen këto takime:
Real Sociedad – Malaga, Real Madrid – Levante
Depotivo – Saragoza, Barcelona – Majorka

Neser La Liga do të vijojë me këto përballje
Selta Vigo – Rajo Valekano, Osasuna – Espanyol
Getafe – Atletiko Madrid , Valencia – Valadolid

Ndërsa të Hënen do të mbyllë javen e 30 sfida mes
Sevilias dhe Atletico Bilbaos

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›