E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga, java e dytë, kryendeshja Verder-Shalke

Autori i Lajmit: red.
Bundesliga këtë fundjavë do të luajë ndeshjet e javës së dytë. Kryendeshja do të zhvillohet në Bremen, ku do të përballen Verderi dhe Shalke. Kryendeshja e javës së dytë të Bundesligës është përballja mes Verderit dhe Shalkes. Skuadra nga Bremeni në hapje të sezonit të ri nuk arriti të marrë tri pikët në Bilefeld, ndërsa Shalke ishte më se superiore në përballjen me Hanoverin. Pikërisht këto dy skuadra, me siguri, do të luftojnë për kreun e renditjes dhe në këtë garë do të jenë edhe Bajern Munihu, së bashku me Hamburgun. Këto dy skuadra në përballjen e parë të sezonit të ri në Munih i ndanë pikët, ashtu që kampionët aktualë do të jenë mysafirë në Dortmund, ndërsa Hamburgu luan në terren vendas me Bajer Leverkusenin. Debutuesi në elitën e futbollit gjerman, Hofenhajmi, shkëlqeu në hapjen e sezonit të ri, ashtu që pritet edhe kundër Borusisë nga Menshengladbahu të ketë rezultat pozitiv dhe të vërtetojë se fitorja e parë kundër Enerxhi Kotbusit, nuk ishte e rastësishme. Herta në përballjen me Armininë është favorit i madh. Pritet që përballje me shumë paqartësi të jetë përballja mes Këlnit dhe Bohumit.

E shtunë:
Borusia D - Baern M
Hamburgu - Karlsruhe
Herta - Arminia
Hofenhajmi - Borusia M
Shtutgart - Bajer L
Verder – Shalke

E diel:
Bohum – Volfzburg
Këln - Ajntraht
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›