E Diel, 1 Nëntor 2026

Pato: “Me Ronaldinjon drejt triumfit të Serisë A”

Autori i Lajmit: red.
Sulmuesi i ri brazilian, Aleksandër Pato, ka thënë se bashkëpatrioti i tij, Ronaldinjo, mund ta udhëheqë Milanin drejt triumfit në Serinë A gjatë këtij sezoni. “Ronaldinjo? Mund ta siguroj secilin, ai është një fenomen, ai do të ketë një super sezon, duke e bërë Milanin të shkëlqejë. Ne jemi të fuqishëm dhe them se ky kampionat do të jetë yni”, - ka thënë Pato. Pato dhe Ronaldinjo ishin pjesë e kombëtares olimpike të Brazilit, që në çerekfinale të Lojërave Olimpike, Pekini 2008, u mposht nga Argjentina.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›