E Diel, 1 Nëntor 2026

Kridens Meta gjykon kryendeshjen Vllaznia-Tirana

Autori i Lajmit: red.
Kridens Meta do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes më të rëndësishme, Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e parë të Superligës, e cila do të nisë ditën e diel. Emri i Metës është përcaktuar pas shortit të hedhur dje, që ka nxjerrë dhe emrat e gjyqtarëve kryesorë për ndeshjet e tjera të javës së parë të Kampionatit të 70-të të Futbollit. Kështu, ndeshja Dinamo-Teuta do të arbitrohet nga Albano Janku, ndërsa arbitri tjetër ndërkombëtar Sokol Jareci do të jetë kryesor në takimin Shkumbini-Bylis. Sokol Cekaj do të gjykojë ndeshjen Elbasani-Apolonia, ndërsa Lorenc Jemini atë mes Lushnjës dhe Partizanit. Përplasja Besa-Flamurtari do t i besohet kryesorit Bardhyl Pashaj. Për herë të parë në këtë sezon të Superligës dhe Kategorisë së Parë do të shortohen vetëm arbitrat kryesorë, ndërsa anësorët do të përcaktohen në bazë të pesë emrave të përzgjedhur më parë nga ata. Ndeshjet e javës së parë të Superligës do të zhvillohen ditën e diel në orën 17:00, me përjashtim të ndeshjes Vllaznia-Tirana që do të luhet në orën 19:00.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›