E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga, shembull për Serinë A

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge ka këshilluar klubet nga Serie A të përcjellin Bundesligën për të gjetur rrugën e suksesit dhe shënuar avancim në aspektin infrastrukturës.

Ai beson se mungesa e përkrahjes nga infrastruktura ka rezultuar me shitjen e yjeve si Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva që braktisën Milanin gjatë verës duke kaluar në Paris Saint-Germain. “Futbolli italian është në telashe por jam i sigurt se do të dinë të menaxherojnë këtë krizë”, deklaroi ish sulmuesi i Interit.

“Stadiumet gjermane janë gjithmonë të mbushura sepse ne implementojnë një politikë sociale dhe caktojnë çmime të përshtatshme edhe për shtresën e varfër, duke filluar nga 7 euro”, u shpreh ai. “Suksesi i stadiumit të Bayernit, Allianz Arena mund të shërbejë si shembull në Itali për të kuptuar rëndësinë e një stadiumi modern për futbollin”, përfundoi Rummenigge.

Kampioni i Italisë Juventus dështoi të mbush stadiumin prej 41 mijë ulësesh për ndeshjen kundër Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve për shkak të biletave të shtrenjta prej mbi 100 euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›