E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga synimi i Bajern Mynihut

 Nuk mjafton fakti se e ka fituar tashmë titullin kampion në Gjermani. Të 22-in në histori.
Bajerni i Mynihut do të synojë të thyejë shumë rekorde në Bundesligë, ndërsa disa prej tyre i ka vendosur tashmë.
Bavarezët kanë barazuar rekordin e pikëve në një kampionat me 3 pikë për fitoren, duke pasur 81 pikë, po aq sa Dortmund, ndërsa duhen edhe 4 javë deri në përfundim.
Po ashtu, Bajerni e ka vendosur rekordin e tij për fitoret e arritura në një kampionat, me 26 të tilla, arritje që mund të shkojë edhe më tej.
Një tjetër rekord i ri i vendosur është ai i fitoreve jashtë fushe, 14 të tilla bashkë me këtë sukses 6-1 në Hanover.
Duke pasur 89 gola të shënuar, në 4 javët e mbetura do të përpiqet të rrëzojë rekordin e golave në një kampionat, që është 101 dhe mbahet nga Bajerni i edicionit 1971-1972.
Së fundi, nëse nuk pëson humbje tjetër në këto 4 ndeshje, Bajerni do të barazojë rekordin me vetëm 1 disfatë në një sezon, diçka që e mban po vetë, vendosur 26 vjet më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›