E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle Zbatimi i marreveshjes dy-paleshe te filloje pa humbur kohe

Atmosfera ka qenë shumë pozitive për Kosovën dhe Serbinë në Luksemburg. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë përdorur si rrallë herë fjalën historike për arritjen e dy vendeve. Ata kanë përgëzuar jo vetëm marrëveshjen, por dhe aprovimin e saj në parlamentin e Serbisë dhe Kosovës. Por edhe pas rekomandimit pozitiv të anonçuar nga komisioneri Füle, Këshilli do të hapë dritën jeshile për dy vendet vetëm kur marrëveshja të zbatohet. Kjo është sfida e radhës për të dyja vendet deri në qershor.
“Fjala historike është përsëritur vazhdimisht gjatë diskutimeve të ministrave të jashtëm. Kishte një konsiderim të gjerë nga ministrat e jashtëm për marrëveshjen e të premtes si vërtet historike. Ishte një ditë shumë pozitive për Kosovën dhe Serbinë. Pati veçanërisht përgëzime për kurajon e kryeministrave të këtyre dy vendeve por edhe për aprovimin që dhanë parlamentet respektive për këtë marrëveshje. Komisioneri Fyle na prezantoi sot në mëngjes raportet për Kosvën dhe Serbinë. Raportet do t’ju kalojnë grupeve të punës. Ne do t’ju rikthehemi këtyre raporteve në takimin e ministrave tê jashtêm në qershor, ku presim që të marrim njê vendim për të dyja vendet”- tha ministri i jashtëm irlandez, Gilmore.
“Ka një referencë tëqartë, sipas të cilës Serbia dhe Kosova do të dorêzojnë nê fund të kesaj jave udhërrêfyesin e zbatimit të marrêveshjes së arritur. Ka pritshmëri që zbatimi i marrëveshjes të fillojë pa humbur kohë/ Por njëkohësisht ka një mbështetje të fortë nga tê gjithë ministrat e jashtêm për zbatimin e marrëveshjes”- u shpreh komisioneri Fyle.

Komisioneri Fyle ka nënvizuar se korniza e deritanishme ka qenë ajo e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosvës dhe Serbisë. Por Komisioni do të dëshirontë që deri në qershor të merrte nga Këshilli i ministrave një lloj udhërrëfyesi për hapjen e negociatave të anatërasimit me Serbinë

“Ne kemi trajtuar aspektin e normailizimit të marrëdhënieve midis Kosvës dhe Serbisë për periudhën para anëtarësimit. Pres, që në javët që vijnë, shetet anëtare do të debatojnë mbi disa çështje duke përfshirë këtu edhe një lloj udhërrëfyesi, kërkesa të ndryshme apo mesazhe, mbi bazën e të cilit shpresoj që Komisioni Eurpian të mund të përgatisi draftin e kronizës negociuese me Serbinë për negociatat e anëtarësimit”-deklaroi Fyle.
Ministrat e jashtëm kanë shprehur qartë, se zbatimi i marrëveshjes nuk do të jetë i lehtë, por është pikërisht nga ky zbatim që varet dhe hapja e negociatave të anëtraësimit me Serbinë dhe e negociatave të MSA-së me Kosovën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›