E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundestagu konfirmon fundin e prodhimit te energjise berthamore ne Gjermani

Vendimi i Bundestagutmbeshtet ndryshimin e pozicionit te kancelares Merkel pas krizes berthamore ne Fukushima. Deputetet e opozites ata te partise se Gjelber si dhe ata socialdemokrate kane votuar bashke me perfaqesuesit e koalicionit te Qendres se Djathte masat per daljen nga faza e energjise berthamore.

Koalicioni qeveritar i bindi opozitaret per te votuar per masat duke siguruar keshtu nje mazhorance qe prodhoi 513 vota pro dhe vetem 79 kunder. Vetem 8 vete abstenuan. Partite e majta votuan kunder masave per energjine berthamore duke e argumentuar kete me nje date me te afert per te dale nga faza e prodhimit te energjise kaq shume te diskutueshme.

Ky plan masash gradualisht do te sjelle mbylljen e te gjitha centraleve berthamore ne Gjermani si dhe do te mbylle menjehere 8 prej centraleve me te vjetra ne kete vend. Sipas projektit centrali i fundit berthamor ne vend do te mbyllet ne vitin 2022. Kjo periudhe eshte e ngjashme me planin e legjislacionit te kaluar te ish-kancelarit Gerhard Schroumlder qe mori forme vendimi ne vitin 2002. Merkeli kerkoi te shtonte kohen e perdorimit te energjise berthamore por shpejt beri bdquoprapakthehu pas katasrofes berthamore ne Japoni cka rriti shqetesimin te populli gjerman.

Gjermania - vendi i pare qe braktis energjine berthamore

Gjermania eshte shteti i pare mes vendeve me te industrializuara qe i jep fund fuqise berthamore qe prej incidentit ne centralin e Fukushimes.

Kjo eshte nje dite e madhe per Gjermanine tha ministri i Mjedisit Norbert Roumlttgen duke nenvizuar se plani ishte aprovuar me nje konsensus te gjere.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja gjermane Angela Merkel

Bundestagu gjithashtu aprovoi fonde per te siguruar shfrytezim me efikas te energjise ne shtepi e banesa ndersa do te mbeshtese edhe perhapjen e energjise qe prodhohet nga era.

Ministri Roumlttgen tha se Gjermania do te shkruaje histori me kalimin e saj ne energjine e rinovueshme. Ne vendet e tjera thone se nese ka ndonje shtet qe mund ta beje kete kalim kjo eshte Gjermania tha ministri i Mjedisit.

Por bdquoTe Gjelberit dhe socialdemokratet qe kane luftuar shume per ti dhene fund energjise berthamore nuk ishin te gatshem per tu dhene konservatoreve te gjitha meritat. Ne kemi vuajtur 30 vjet abuzime dhe pikerisht tani ata bien dakord me ne pyeti me ironi Sigmar Gabriel lideri i Socialdemokrateve.

Author Andrew Bowen Holly Fox/Aurel Borici

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›