E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut heq barrierat per uiskin

Në Korenë e Jugut janë hequr barrierat për hyrjen e uiskit, duke qenë se vendi renditet mes distiluesve më të suksesshëm në treg.

Marrëveshja e re për tregtinë e lirë ishte bllokuar mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Seulit.

Tani, taksa doganore prej 20 për qind do të hiqet gradualisht, ndërkohë që do të eleminohen edhe kërkesat komplekse për etiketimin dhe depozitimin.

Koreja e Jugut ka rënë gjithashtu dakord për të mbrojtur uiskin skocez dhe produktet e tjera evropiane nga falsifikuesit.

Gjatë vitit 2010, uiski skocez ka qenë malli më i eksportuar nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit aziatik, me markat “Windsor”, “Imperial Classic” dhe “Scotch Blue”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›