E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lituani Jahjaga takon Ashton

Gjatë qëndrimit të saj në Lituani, në kuadër të konferencës “Gratë përforcojnë demokracinë”, presidentja kosovare Atifete Jahjaga është takuar edhe me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit e presidencës kosovare, e cila njofton se gjatë takimit janë diskutuar “cështje me rëndësi”, por pa dhënë detaje.

Para takimit me zonjën Ashton, Jahjaga u takua me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila shprehu mbështetjen e saj të fuqishme për Kosovën në të gjitha proceset që ka përpara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›