Bunjaku: Portën e Bajernit e njoh mirëKur ishte në radhët e Rot Vajs Erfurhrtit ai, Alberti realizoi dopjetën në humbjen 3-4 me Bajernn për Kupën e Gjermanisë, rreth një vit më parë.

Publikoje ne:
Tre gola në pesë ndeshje të Bundesligës. Bilanci i sulmit të Nurembergut nuk u shkakton aspak frikë dhe tmerr skuadrave kundërshtare. Për më tepër, që vetëm një gol ka ardhur nga këmba e një sulmuesi. Dhe ky është shqiptari nga Kosova, Albert Bunjaku, i cili shënoi në barazimin 1-1 kundër Eintrahtit të Frankfurtit.
Të shtunën, Bunjaku shpreson se do të ketë disa minuta në këmbë kundër Bajernit të Munihut. Një portë që kosovari e njeh relativisht mirë, kur ka shënuar dy herë brenda një ndeshje.
Kur ishte në radhët e Rot Vajs Erfurhrtit ai, Alberti realizoi dopjetën në humbjen 3-4 për Kupën e Gjermanisë, rreth një vit më parë.
“Ishte një përjetim shumë i bukur, por tashmë më duhet të shoh përpara dhe të shikoj, se çfarë mund të bëj në ndeshjen e ardhshme”, - tha Bunjaku për faqen gjermane, Sport1.de.
Kosovari “bën”paksa dhe trajnerin. “Ne duhet t’u ushtrojmë presion përpara dhe të zotërojmë topat në mesfushë”.
Sipas Bunjakut, makineria e sulmit të Bajerni me dyshen e re të ëndrrave, Arjen Roben dhe Frenk Riberi, nuk të krijon shumë mundësi të marrësh rolin e violinës së parë. Kosovari 25-vjeçar është realist për këtë.
“Kur të duhet të dyluftosh kundër Riberisë, të duhet të japësh më shumë se zakonisht nga vetja, sidomos gjatë vrapimit. Prandaj duhet t’u qëndrojmë atyre shumë afër dhe ta vëmë në panik Bajernin me zotërimin e topit”.
Gjithsesi, Bunjaku gëzohet që do të ketë mundësinë të jetë pjesë e skuadrës së tij në derbin kundër Bajernit. “Unë mendoj, se me cilësinë time mund ta ndihmojë ekipin”. Ndoshta kosovari ka ruajtur edhe një gol tjetër kundër gjigantëve të Gjermanisë.
E Premte, 18 Shtator 2009