E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Java 4, Skenderbeu -GramoziDy takimet e tyre gjatë sezonit të kaluar u mbyllën në barazime dramatike: 2-2 në Bilisht dhe 1-1 në Ersekë.

Publikoje ne:

Skenderbeu-Gramozi është një tjetër derbi që zbukuron fundjavën futbollistike shqiptare.  Një ndeshje, midis dy skuadrave të ngjitura nga Kategoria e Parë, e që përcjell përveç rivalitetit në fushë të dy qyteteve fqinje, edhe një retorikë të jashtëzakonshme të koreve të dy tifozerive gjatë gjithë 90 minutave në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.
Dy takimet e tyre gjatë sezonit të kaluar u mbyllën në barazime dramatike: 2-2 në Bilisht dhe 1-1 në Ersekë. Skënderbeu ka fituar 2 nga tre ndeshjet (një humbje),  Gramozi ka barazuar 2 nga tre takimet (një humbje). E përbashkëta: si Skënderbeu ashtu dhe Gramozi humbën 1-0 në përballjet e tyre me Tiranën, kampionen në fuqi. Skënderbeu humbi me një penallti në minutën e fundit (shënoi Nallbani), Gramozi me një gol të minutës së parë të pjesës së dytë (realizoi Abilaliaj).

E Premte, 18 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›